“Komuna e Tetovës legalizon ndërtesa që janë ndërtuar në trotuare”

Në adresë të Komunës së Tetovës vazhdojnë të arrijnë edhe zyrtarisht akuza për krijim të kaosit urbanistik dhe tolerim të këtij kaosi.
Këshilltari i Lëvizjes Besa në komunën e Tetovës, Besar Durmishi ka ngritur një sërë problematikash që u tangojnë qytetarëve të Tetovës, njofton TopAlNeës.
Këshilltari Durmishi ka folur për legalizimin e objekteve që bëhen nga ana e komunës, madje disa pjesë të objekteve pamvarësisht se janë në trotuar ato legalizohen, ku kjo sipas Durmishit është në kundërshtim me ligjin. Ai gjithashtu ka ngritur shqetësimin sesi është e mundur të legalizohet një objekt ndërtimi, ku sipas planit gjeneral aty nuk parashihet të ketë objekt.
Gjithashtu këshilltarët e Lëvizjes Besa kërkuan llogari dhe përgjegjësi nga Sektori i Urbanizmit dhe komisioni i urbanizmit për dhënien e legalizimeve të tilla pa përmbushjen e standardeve ku ende ma shumë rritet kaosi në Tetovë./TopAlNeës/

Loading...