Opinione

Komunat shqiptare në qytetin e Shkupit dhe domosdoshmëria e decentralizimit të pushtetit vendor në Maqedoni

Abdulla-Mehmeti-1

Nuk besoj të jenë kaq naivë qytetarët e Maqedonisë, sidomos drejtuesit e partive politike të shqiptarëve, të mendojnë vërtet se, në bazë të ligjeve aktuale për pushtetin vendor në Maqedoni, dhjetë komunat në kuadër të qytetit të Shkupit, i cili ka status të veçantë më të avancuar në kuadër të pushtetit vendor në Maqedoni, Komuna e Çairit, Komuna e Sarajit etj. vërtet konsiderohen si komuna të veçanta (autonome), e jo siç janë në të vërtetë, me pushtet të kufizuar dhe nën kontroll të dyfishtë nga pushteti qendror, gati në nivel të bashkësive vendore (lokale)!
Përmes kësaj zgjidhje ligjore, siç është aktualisht, jo vetëm që mbahen nën kontroll pushtetet vendore të këtyre komunave, por ato varen kryesisht nga vendimet e organeve të pushtetit të qytetit të Shkupit dhe në mënyrë plotësuese nga pushteti qendror, Qeveria e Maqedonisë.
Mes kësaj hallke të kontrollit të dyfishtë, pushteti vendor i komunave me shumicë të popullsisë shqiptare në përbërje të qytetit të Shkupit nuk është funksional dhe efikas për realizimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të tyre, por është pushtet tepër formal dhe fiktiv!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top