Koncert i muzikës serioze – klasike më 31 tetor në Kumanovë

Koncert madhështor i muzikës serioze – klasike më 31 tetor do të mbahet në Teatrin e Kumanovës, me përkujdesjen e drejtorit artistic të këtij koncerti, profesorit të muzikës Orhan Shaqiri.

Shaqiri thekson se koncerti i radhës këtë vit do të shfaqet në kuadër të shoqatës artistike teatrale “Ultra”, ndërsa ky është edicioni i tretë që po mbahet në Kumanovë, informon INA.

Edhe ky edicion  i radhës ka si qëllim promovimin e muzikës së mirëfilltë artistike klasike me prezentuesit profesionistë: dueti “Skupi”, Plamenka Trajkovska me kuartetin harkor professional si dhe solisti (baritoni) Arbër Maliqi nga Filharmonia e Kosovës.

“Qëllimi i këtij koncerti është promovimi i muzikës serioze klasike, gjegjësisht zhanri i muzikës klasike të jetë prezentë me ndëgjueshmëri tek të gjitha gjeneratat e në veçanti tek gjeneratat e reja, të cilat duhet të jenë bartës për zgjedhjen e dëgjueshmërisë së mirëfilltë muzikore”, theksoi Orhan Shaqiri. Sipas tij, pas vitit të tretë të mbajtjes së këtij koncerti po krijohet një traditë, dhe që ky festival të jetë tradicional, si eveniment kulturor në Kumanovë.

Loading...