Koncert i pianistes Karsu Donmez nga Turqia

Pianistja dhe këngëtarja Karus Donmez nga Holanda, me orgjinë turke, sonte do të mbajë koncert në Shtëpinë e ARM-së. Koncerti është në suaza të Solemniteteve të 17-ta vjeshtore muzikore të sivjetme, që i organizon Drejtoria e Kulturës dhe Arteve – Shkup.

Karus Donmez vjen në Shkup me mbështetjen e Qendrës kulturore turke “Junus Emre”-Shkup. Me atë do të performojnë Djevid Endi Henket- bateri, Martin Xheninhga – kitarë, Ulrih de Jesus – kitarë, Rendel Hej-trompë dhe Efe Erdem – trombon.

Përfaqësuesi nga Qendra kulturore turke Muhsin Kurtish në konferencën e sotme për shtyp tha se marrin pjesë dhe kontribuojnë në festivale të ndryshme që mbahen në Maqedoni.

“Si Institut angazhohemi, përmes pjesëmarrjeve të emrave të shquar nga sfera  e muzikës, literaturës, artit, filmit, t’i prezantojmë autorët tanë cilësorë në Republikën e Maqedonisë”, theksoi Kurtish.

Mirko Stefanovski nga Drejtoria e Kulturës dhe Artit Shkup u përqendrua në bashkëpunimin e mirë me Qendrën kulturore turke dhe përkujtoi se bashkërisht kanë mundësuar në Maqedoni të jetë mysafir Teatri i Stambollit dhe premierë të shfaqin shumë filma turq. Vizitorët kanë pasur mundësi të ndjekin shumë ekspozita dhe koncerte të artistëve turq në suaza të “Verës së Shkupit”.

Karsu Donmez, përveç që është këngëtare dhe pianiste, ajo është kompozitore dhe orkestruese.Informuan se në Shkup ka arritur me ekip të madh të muzikantëve dhe shtoi se të gjithë janë të mahnitur nga qyteti.

Ajo njihet edhe për aktivitetet e saj humanitare dhe u ndihmon emigrantëve nga Siria. Për momentin punon në një projekt me fëmijët refugjatë, me të cilët ka formuar një korr.

Loading...