Kulturë

Koncert i “Solistëve zagrebas” për hapjen e sallës së vogël të Filarmonisë

133946695

Me interpretimin e ansamblit harkor kroat “Silistët zagrebas”, Filarmonia e Maqedonisë sonte do ta lëshojë në përdorim sallën e vogël e cila ka 312 ulëse dhe është e dedikuar për koncerte kamertale.

Mysafirët nga Zagrebi do të interpretojnë pjesë të Mocartit, Çajkovskit dhe kompozitorit maqedonas Dragan Shuplevski. Solistë të koncertit janë Hërvoje Filips në violë dhe violinisti dhe mjeshtër i koncerteve Sreten Kërstiq, i cili, gjithashtu, është edhe mjeshtër i koncerteve të Filarmonisë së Munihut.

Ansambli është formuar në vitin 1953 në kuadër të Radio Zagrebit, nën udhëheqjen artistike të violonçelistit të shquar Antonio Janigra. Gjatë gjashtë dekadave, “Solistët zagrebas” kanë mbajtur rreth 400 koncerte në të gjitha kontinentet, në qendrat më të mëdha botërore dhe në sallat më të famshme koncertale.

To Top