Konferencë për mbrojtjen e grave të dhunës gjinore

Këshilli kombëtar për barazi gjinore (KKBGJ)  sot në Shkup do të mbajë konferencë rajonale për “Mbrojtjen dhe mbështetjen e grave viktima të dhunës së bazuar në gjini – gjendja momentale dhe praktikat e mira”.

Qëllimi është të bëhet analizë e gjendjes për mbrojtjen e grave viktima të bazuar në gjini dhe dhunën familjare në vend si dhe këmbimin e praktikave të mira në vendet nga rajoni dhe BE-ja lidhur me implementimin e standardeve të vendosura me Konventën e Këshillit të Evropës për pengimin e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.

Konferenca është organizuar si pjesë nga projekti rajonal “Me përpjekje të bashkuara – drejt standardeve të reja evropiane në mbrojtjen e grave nga dhuna e bazuar në gjini”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Në takim është paralajmëruar pjesëmarrje e përfaqësuesve të organizatave joqeveritare nga Sllovenia, Kroacia, BeH, Mali i Zi dhe Maqedonia si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe organizatave ndërkombëtare.

Loading...