Konfirmohet, kaq para u pagua Nora Muja nga 2 Ton (Foto)

Modelja Nora Muja është paguar me një shumë të majme parash për të marrë pjesë në videoklipin e 2 Ton
Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Express burime shumë të afërta pranë reperit, të cilat kanë thënë se Nora ka marrë afër 5000 euro për aktrimin e saj në këtë videoklip.
Kjo nuk është hera e parë që modelet shqiptare paguhen me shuma marramendëse për të marrë pjesë nëpër videoklipe të ndryshme.
Para të mira thuhet se kishte marrë edhe modelja shqiptare që jeton në SHBA dhe që ngjason shumë me Gigi Hadid, Xhesika Berberi në këngë ajo, këngë kjo që i është afruar 50 milion klikime.
Edhe 2 Ton duhet të jetë i lumtur, pasi që kënga 2 Ton, “Urime” është klikuar për rreth pesë ditë me më shumë 1.9 milion klikime. /GazetaExpress/

2-ton-1_1499113744-2131517

Loading...