Presidenti rus Vladimir Putin, priti udhëheqësin sirian Bashar al-Assad për të biseduar rreth nevojës për të lëvizur nga operacionet ushtarake në kërkim të një zgjidhjeje politike për konfliktin e Sirisë, tha të martën Kremlini.

Rusia po përpiqet në mënyrë aktive të ndërtojë një konsensus ndërkombëtar rreth një marrëveshjeje paqeje për Sirinë, dy vjet pasi Moska filloi një ndërhyrje ushtarake që u kthye nga vala e konfliktit në favor të Asadit.

Putin do të takojë të mërkurën udhëheqësit e Iranit dhe Turqisë, dy fuqitë e tjera që kanë kryer aksione ushtarake në konfliktin sirian. Ai tha se do të vazhdojë bisedimet me Asadin përmes telefonatave rreth konfliktit, si dhe do të bisedojë edhe me presidentin amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit e Lindjes së Mesme.

“Kemi një rrugë të gjatë përpara vetës, para se të arrijmë një fitore të plotë ndaj terroristëve. Por, sa i përket punës sonë të përbashkët në luftën kundër terrorizmit në territorin e Sirisë, ky operacion ushtarak me të vërtetë po përfundon”, citohet Putin ti ketë thënë Asad, sipas televizionit rus.

Loading...