Ata thonë se marrëveshja e arritur me Greqinë është anti-kushtetues dhe e kërcnon identitetin dhe gjuhën maqedone. Nga KBM thonë qytetarët janë nën presione dhe kercënime madje thonë edhe se deputetëve të caktuar të opozitës, po u ofrohen shuma milionëshe që të mbështesin maxhorancën për ndryshimet Kushtetuese pas referendumit. Por sipas tij, askush nuk është aq mendjelehtë të hyjë ën pazare të tilla duke rrezikuar jetën e tij.

“Ekzistojnë spekulime të cilat vijnë tek ne, se çmimi i një deputeti i cili do të kalon në anën tjetër që të sigurohet shumica parlamentare prej 2/3, arrin deri në 2 milion euro. Megjithatë, besojmë se asnjë nga opozita nuk do të hyjë në një komoiditet të tillë të pranoj kërkesë e cila është e rrezikshme me jetë, me jetën e dikujt që do të hyj në avanturë të tillë, kurse Maqedonia do të shpëtojë nga kjo avanturë e qeverisë”, tha Todor Petrov, kryetar i Kongresit Botëror Maqedonas.

KBM ankohet gjithashtu edhe për vizitat e shpeshtuara të ndërkombëtarëve në vend.

“Asnjëherë tek ne nuk kanë ardhur aq shumë të huaj, zyrtarë amerikan, evropian, shikoni Stoltenberg vjen për herë të dytë”, tha Eftim Kletnikov, akademik.

Nga Kongresi botëror Maqedonas që po bën fushatën “Bojkoto!”, presin që presidenti Ivanov në OKB të theksoj se komromisi është i pavlefshëm, ndërsa për ata që kanë nënshkruar marrëveshjen KBM ka ngritur padi penale.

Loading...