Kongresi i VMRO-së! Ja emrat e atyre që synojnë kreun e partisë

Pas largimit të Nikolla Gruevskit nga posti i liderit të VMRO-DPMNE-së në opionin por edhe brenda vetë pjesëtarëve të kësaj partie kanë filluar përkrahjet për persona të caktuar se kush mund të jetë më adekuat për të qenë pasues i Gruevskit. Në lidhje me dorëheqjen e Nikolla Gruevskit nga posti i liderit të partisë, sot VMRO-DPMNE-ja do të mbledhë Komitetin Qendror.

Dje në emisionin “Samo visitina” (Vetëm e vërteta) kandidaturën për kryetar të VMRO-DPMNE-së e ka bërë të ditur Filip Petrovski ndërkaq emër kanë paralajmëruar se do të dorëzojnë edhe Iniciativa për Reforma në VMRO-DPMNE, FRODEM, Forumi i Patriotëve Mendjehapur, Unioni i Veteranëve dhe disa fraksione të tjera të dala nga VMRO-DPMNE-ja.

“Kërkesat tona deri tani janë paraqitur në më shumë media dhe portale. Kërkesat ishin të ketë zgjedhje demokratike të kandidatëve për anëtarë të kongresit, të cilët në mënyrë demokratike do të jenë të zgjedhur nga komitetet vendore dhe lokale. Kështu vullnetin e tyre do të mund ta shprehin në kongres, duke i dhënë votën kandidatit që sipas bindjes së tyre do të jetë më i mirë”, tha nga FRODEM, Lupço Aleksovski.
Ndërkaq Filip Petrevski tha se vendimin për kandidim e ka marrë pas një analize dhe konsultimi me familjarët, anëtarësinë e partisë dhe diasporës nga e cila gëzon përkrahje të madhe.

Të gjitha këto dhe propozimet tjera për liderin e ardhshëm të VMRO-DPMNE-së do të shpalosen dhe votohen në kongresin e jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së, më 23 dhjetor, nëse vendoset që të pranohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i liderit të VMRO-DPMNE-së.

Postin për kreun e VMRO-DPMNE-së jo zyrtarisht e synojnë edhe disa anëtarë si Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Nikolla Poposki dhe Nikolla Todorov. Ndërkohë kandidaturë të mundshme paralajmëroi edhe sekretari i përgjithshëm i partisë Hristijan Mickoski.

Nikolla Gruevski në krye të VMRO-DPMNE-së është që nga viti 2003 duke zëvendësuar ish kryetarin Lubo Georgievski.

Loading...