Kongresmenët amerikan, ftesë për dalje masive në referendum

Kongresmenët amerikan japin mbështetje të fuqishme për referendumin e çështjes së emrit. Përfaqësuesi i Qeverisë amerikane Bill Flores, sot për Alsat tha se integrimi në NATO dhe referendumi janë një mundësi e mirë për popullin e Maqedonisë. Ai shfrytëzoi rastin që t’u bëjë thirrje qytetarëve që në numër sa më të madh të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre më 30 shtator.

Ne besojmë se referendumi dhe integrimi në NATO janë një mundësi e mirë për popullin e Maqedonisë, andaj ne me të vërtetë shpresojmë që populli të dalë dhe të votojë në referendum – tha Bill Flores, Kongresmen i Shteteve të Bashkuara.

Kongresmenët sot zhvilluan takime me përfaqësues të organizatave joqeveritare. Të njëjtit u ndanë shumë të kënaqur nga takimi, duke vlerësuar se shoqëria civile në Maqedoni është shumë aktive, gjë e cila kongresmeni Geri Konoli tha se është për t’u përshëndetur./ALSAT-M

Loading...