Festimi i sportistëve shqiptarë duke e bërë shqiponjën dykrenore, ka marrë përmasa tanimë edhe përtej popullit shqiptarë.

Përkundër se ky festim ishte përdorur shumë tash e një kohë, festën të cilën e bën Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, në momentin kur i shënuan golat e tyre në ndeshjen kundër Serbisë ditë më parë, mori bujë të madhe gjithandej.Institucioni më i lartë i futbollit në botë, FIFA, i dënoi dy futbollistët me prejardhje nga Kosova, por edhe kapitenin e Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, mirëpo kjo vetëm sa shtoi edhe më shumë përkrahjen gjithandej, ku personalitete të shumta postuan fotografi duke e bërë shqiponjën e famshme.

Së fundmi edhe kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një mik i shqiptarëve, ka festuar me shqiponjë pasi e kishte fituar mandatin në Kongresin Amerikan.

Eliot Engel është një lobues i fortë i çështjes shqiptare në Amerikë. Ai ishte ndër ligjvënësit e parë që i bëri thirrje qeverisë së Bill Clintonit, që të ndërhyjë në luftën e Kosovës. Më vonë ai loboi fuqishëm edhe për shpalljen e Kosovës si një vend i pavarur.

Loading...