Aktuale

Konjufca i VV-së: Përgatitëm një platformë për t’i dhënë fund politikave të BDI-së, ja pse dështoi (VIDEO)

glauk konjufca lajm tv

Glauk Konjufca, anëtar i kryesisë qendrore të Vetëvendosjes! në intervistën e tij për Lajm TV ka zbardhur detaje nga takimet me subjektet e reja politike shqiptare në Maqedoni- Lëvizja Besa dhe Aleanca për shqiptarët, të cilët duhej të unifikoheshin para zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të kaluar (2016).

“Ne gjatë vitit 2015- 2016 kemi pasur një seri të takimeve të subjekteve opozitare. Ne mundoheshim të krijojmë një Platformë të përbashkët të gjitha këtyre subjekteve, që ato të dilnin më një projekt të përbashkët. Me një projekt që do ta zëvendësonin politikën e BDI-së, e cila nuk ka qenë ë suksesshme në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve. Ne në ato takime mundoheshim të krijojmë një afrim në mes Aleancës Shqiptare dhe Lëvizjes Besa. Mirëpo në të gjitha ato përpjekje tona ne vërejtëm aty një lloj mospajtimi. Arsyet që jepnin ata ishin të paqëndrueshme, ishin të natyrës sekondare dhe tretësore për nga rëndësia. Për ne ishte esenciale mbrojtja e interesit shqiptar, krijimi i një grupacioni të përbashkët i cili në zgjedhje nëse do të merrte mbi 80 mijë vota, do të ishin para BDI-së. Nuk e di a e kuptonin ata, apo se kuptonin seriozitetin e situatës?! Arsyet që i jepnin ata për pamundësinë e bashkëpunimit ishin disa raporte të tensionuara personale mes liderëve të subjekteve që i përfaqësonin apo të anëtarëve të atyre subjekteve që ndoshta ndonjëherë kishin folur keq për njëri tjetrin. Kur dëgjoja arsyet e tyre, kur e shihja se me çka e konsumonin kohën, derisa ne bënim përpjekje që ne t’i bashkonim nuk ishin arsye serioze”, deklaroi për Lajm TV Konjufca.

Nga këndvështrimi i tij, nëse vazhdohet kështu këta do ta çojnë një mesazh që më të rëndësishme janë hatërmbetjet personale sesa interesi i përgjithshëm./Lajmpress

 

To Top