Aktuale

Konjufca: Pse Haradinaj bëri mirë që e shkarkoi Murat Mehën

glauk

Vendimi i parë i kryeministrit, Ramush Haradinaj, ishte shkarkimi i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin që udhëhiqej nga Murat Meha dhe ky vendim është pritur mirë edhe nga opozita.

Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka quajtur si veprim të mirë shkarkimin e Mehës nga Haradinaj.

“Nëse Haradinja ka ardhur në pushtet vetëm për shkak të ambicieve personale, atëherë mendoj se pushteti do t’ia ndryshojë konceptin për demarkacionin, por nëse i mbanë fjalët e tij ashtu siç i kishte kur ishim bashkë, atëherë do t’i shkojë kësaj deri në fund”, ka thënë Konjufca.

“Sa i përket shkarkimit të Mehës mendoj se ka bërë mirë. Kjo është një shenjë pozitive e cila më bën të mendoj se mund të ketë hapësira që për interesa nacionale mbase edhe mund të bashkëpunojmë në ndonjë rast me këtë qeveri”, ka thënë ai.

To Top