Konkurs për 90 punësime në administratë, rroga deri 36 mijë denarë

Me fillimin e vitit të ri ka nisur shpallja e konkurseve për realizimin e punësimeve të reja. Qeveria ka projektuar buxhet për punësime në disa drejtori por edhe institucione të tjera,
duke mos qenë shifra të larta. Bëhet fjalë për një konkurs nga Ndërmarrja publike për Rrugët e Maqedonisë, e cila ka shpallur konkurs për 93 të punësuar. Konkursi do të zgjas deri më 9 maj. 74 vende janë paraparë për inkasantë në pikat e pagesës rrugore, ndërsa pjesa tjetër për punësim në sektorin për kontroll të komunikacionit. Rrogat e parapara shkojnë deri 36 mijë denarë, transmeton Gazeta Lajm.  Këto punësime janë realizuar për shkak se një pjese të të punësuarve me kontrata, u kanë skaduar ato dhe se është shpallur konkurs edhe për shtimin e numrit.

Loading...