nstitucionet shtetërore kanë hapur konkurse punësimi për më shumë se 200 persona. 125 të punësuar kërkohen nga Armata e Maqedonisë, Regjistri Qëndror ka hapur konkurs për 34 vende të reja pune, Enti Shtetëror i Statistikës, 22 vende, Arkivi Shtetëror 9 vende, Shërbimet në Qeveri 8 vende, Radio televizioni i Maqedonisë 7 vende, Ministria e Arsimit 3 vende të reja pune.

Të gjitha konkurset mund ti gjeni në faqen zyrtare të Agjencisë për Administratë. Por megjithëse konkursi është i hapur, vërehet mungesë e interesimit të të paraqiturve në konkursin për punësime në Radio Televizionin e Maqedonisë. Aktualisht me këtë konkurs, në RTM ka vende të lira pune për : udhëheqës në sektorin e financave, bashkëpunëtor profesional në sektorin për punë financiare , bashkëpunëtor në sektorin për kontabilitet , bashkëpunëtor në sektorin për punë juridike dhe normative , udhëheqës në sektorin për revision të brendshëm dhe udhëheqës në sektorin për revision fianciar .

Kandidatët që do të paraqiten, duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të flasin rrjedhshëm gjuhën maqedone, shqipe ose turke, si dhe një nga gjuhët më të përdorura në BE anglisht, frëngjisht ose Gjermanisht.

Ata duhet të kenë të kryer fakultetin ekonomik , juridik apo atë të shkencave matematiko natyrore, varësisht nga vendi për të cilin do të konkurojnë, të kenë minimum nga 2 deri në 8 vite përvojë pune, në varësi të vendit për të cilin konkurojnë.

Të gjitha hollësitë rreth konkursit dhe dokumenteve specifike që kërkohen, mund ti gjeni në ueb faqen zyrtare të Agjencionit për Administratë, ku bëhet njëkohësisht edhe paraqitja në mënyrë elektronike e kandidatëve.

Afati për paraqitje në konkurs është 15 ditë nga dita e shpalljes së tij. Kujdes gjatë aplikimit, pasi dokumentacioni jo i plotë ose mbushja jo e rregullt e formularit, mund t’ju penalizojë. Angjencioni për Administratë do të verifikojë të gjithë dokumentacionin e dorëzuar.

Kandidatët që do të përzgjidhen, do të thërriten nga agjencioni për administratë dhe duhet të kalojnë provimin për administrator e më pas edhe një intervistë. Sigurisht që TVM 2, apelon për paraqitjen e sa më shumë të interesuarve shqiptarë në këtë konkurs, për të rritur edhe përfaqësimin adekuat në administratën e Servisit Publik.

Loading...