Konkursi për 600 policët, ja ku duhet të konkurrojnë shqiptarët!

Zv/ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu, ka publikuar një udhëzim se ku duhet të konkurrojnë kandidatët shqiptarë për konkursin e hapur nga MPB, në kuadër të cilit do të pranohen 600 policë. Ai premton angazhim që gjatë seleksionimit të kandidatëve të mos ketë diskriminim.

Më poshtë u sjellim postimin e plotë të Nuhiut:

Në lidhje me Konkursin për pranime të reja të policëve kryesisht në Shkup, në Qendrat regjionale për punë kufitare dhe në disa Sektore të tjera, i inkurajojmë:
1. Të interesuarit nga pollogu të konkurojnë për në Qendrën regjionale për punë kufitare Veri si dhe në Njësitë organizative me seli në Shkup;
2. Të interesuarit nga Dibra, Kërçova, Struga dhe Ohëri të konkurojnë në Qendrën regjionale për punë kufitare Perëndim dhe SPB e Ohërit;
3. Të interesuarit nga Kumanova të konkurojnë në Qendrën regjionale për punë kufitare Veri si dhe në Njësitë organizative me seli në Shkup;
4. Të interesuarit nga Shkupi dhe rrethina të konkurojnë edhe në SP. Aerodrom, SP. Bit Pazar, SP. Gazi Babë, SP. Gjorçe Petrov, SP. Karposh, SP Qendër, SP. Çair, SP. Kisella Voda, në Njësitë organizative me Seli në Shkup dhe në Qendrën regjionale për punë kufitare Veri -Shkup.
Për dallim nga konkurset e mëparshme janë parashikuar lehtësime në procedurën për selektim të kandidatëve (është hequr përpilimi i eseve dhe janë ulur normat optimale për aftësitë fizike). Do angazhohemi që edhe gjatë seleksionimeve të mos ketë diskriminim.

Loading...