Konstantinos Selcas: Ne jemi për të nesërmën, jo për të djeshmën

Deputeti i partisë Siriza, Konstantinos Selcas, i cili sipas mediave në gjuhën maqedonase është maqedonas nga Lerini, dje ka marrë pjesë në ceremonin e nënshkrimit të marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë në Prespë. Ai përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes, duke shtuar se shumë kohë e ka pritur këtë moment dhe se një pjesë e grekëve etnik e mbështesin këtë marrëveshje, shkruan Zhurnal.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm, e kam pritur shumë vjet, është një moment i veçant për të gjithë. Ne jemi për të nesërmën, jo për të djeshmën”, ka deklaruar ai për Dojçe Vele.

Deputeti i partisë Siriza është i bidnur se marrëveshja do të kalojë edhe në Greqi edhe në Maqedoni, ndërsa beson se parlamenti grek do ta ratifikojë më një numër të madh votash.

Loading...