Derisa në BDI ende po zgjasin konsultimet, Brukseli pret Qeveri me agjendë europiane, VMRO-DPMNE paralajmëron se në të ardhmen do të ballafaqohen me probleme ata që injorojnë vullnetin e qytetarëve, shkruan DW, transmeton Lajmpress.

“Ajo çfarë është më me rëndësi është se e shohin që partitë politike e përkrahin agjendën e BE-së. Besojmë se mu agjenda evropiane është qendra ose indi që do t’i bashkojë të gjitha partitë në vendin tuaj. Agjenda e tillë, shpresojmë se do të jetë më gjerë e përkrahur jo vetëm nga partitë të cilat janë në pushtet, por edhe nga opozita”, deklaroi euroambasadori Zhbogar.

Sipas Zhbogar në interesin e BE-së është që të formohet koalicion i fuqishëm në kontekst të zgjeruar, të gjithë të japim mbështetje për realizimin e agjendës evropiane.

BDI dhe LSDM kanë filluar bisedimet, por ende asgjë konkrete nuk ka dalë nga takimet e deritanishme.

“Kur do të ketë marrëveshje për Qeverinë atëherë do të nënshkruhemi”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Nesër Maqedoninë do ta vizitojë eurokomisari Johanes Han./Lajmpress

Loading...