Skuadra e Gostivarit e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e dytë –grupi i Perëndimit.

“Djemtë” e trajnerit Mensur Jakupi triumfuan në Dibër kundër Korabit me rezultat 2-0. Golat për mysafirët i realizuan Osmani dhe Arifi, të dy në pjesën e parë.

Pas kësaj fitore, Gostivari renditet në vendin e parë, i vetëm me tre pikë, pasi në takimet tjera ndeshjet përfunduan me barazime:Gobleni-Struga TL 1-1, Skopje-Pelister 0-0 dhe Genç Kalemler-Teteks 1-1.

Java e parë mbyllet me ndeshjen Llabunishta-Vëllazërimi, e cila sfidë do të luhet të dielën (ora 17:00) në Llabunishtë.

Loading...