Korabi me fat, Shkëndija me Kit Go, Gostivari kundër Pobedës

Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë u bë hedhja e shortit të 1/8 së finales për Kupën e Maqedonisë. Shorti deshi që në të tetën e finales të takohen fituesi i Kupës ekipi i Shkëndijës dhe ekipi në Ligën e dytë në grupin Lindje ekipi, Kit Go nga Pehçeva, ekip që në raundin e parë e eliminoi FC Shkupin. Gostivari do të përballet me Pobedën e Prilepit, nënkampioni i vendit Vardari do të përballet me ekipin e Makedonija Gj.P. Në Autokomand, Skopje takohet me Sileksin, ndërsa në Kavadar, Tikveshi me Rabotniçkin, Pelisteri takohet me Bellasicën, Bregallnica e Shtipit me Akademija Pandevin, ndërsa Korabi i Dibrës drejtpërdrejtë kualifikohet në çerekfinale. Ndeshjet e para të 1/8 së finales në kompeticionin e Kupës do të luhen të mërkurën e ardhshme më 19 shtator, ndërsa takimet e kthimit tre javë më vonë.

Loading...