Një person ka dërguar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë dy vajza, që afrohen pranë derës së një shtëpie dhe pasi hedhin një letër, largohen me vrap.

Pronarët e shtëpisë, pasi gjejnë letrën në oborr të nesërmen, bëhen kuriozë nga personi që mund ta ketë hedhur dhe hapin kamerat.

Gjetën një letër të pazakontë në oborr, s’u besojnë syve kur hapin kamerat

Mirëpo, ajo që shkruhej  në letër, ishte disi e pakuptimtë, pasi siç shkruajnë ata, letra i dedikohej një vajze dhe në atë shtëpi nuk ka një vajzë.

Në letër shkruhet:

Ahhh…! Nuk ka piktor, nuk ka skulptor, nuk ka artist që të arrijë dot të kapë esencën e bukurisë tënde. Më lart, siç ti e sheh, u përpoqa të hedh në letër përshtypjet që më la bukuria jote ditën që dole nga nga Vasilika, parukierja dhe që gjithë djelmnia e Korçës u zalisnë. Po e di që s’ia dola dot o ylli i Korçës, o kuptimi i jetës teme”.

 

 

 

Loading...