Aktuale

Koreja Veriore kërcënon ashpër: Do ta bëjmë Amerikën ta përjetojë dhembjen më të madhe në histori

03-north-korea-handout-nuclear-device-w710-h473_1505122589-7386731

Koreja Veriore e ka refuzuar sot rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj saj, si dhe ka thënë se Shtetet e Bashkuara shumë shpejt do të përballen me dhembjen më të madhe që e kanë përjetuar ndonjëherë.Këshilli i Sigurimit në mënyrë unanime i rriti sanksionet dje ndaj Koresë Veriore për shkak të testit të gjashtë dhe më të fuqishmit bërthamor, duke vendosur ndalesë ndaj eksporteve të saj të tekstilit dhe duke kufizuar importet e naftës së papërpunuar, transmeton Express.

“Delegacioni im e dënon në mënyrë më të fuqishme dhe kategorikisht e refuzon rezolutën e fundit dhe të jashtëligjshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë ambasadori i Penianit, Han Tae Song, në Konferencën për Carmatim të sponsorizuar nga OKB-ja në Gjenevë.

Po ashtu, ai e ka kërcënuar ashpër edhe SHBA-në.

“Republika e Koresë e Popullit Demokratik (DPRK) është e gatshme ta përdorë një formë të mjeteve të skajshme”, ka thënë Han pa shpjeguar.

Por, ai ka shtuar: “Masat e ardhshme nga DPRK do ta bëjnë SHBA-në të përjetojë dhembjen më të madhe që e ka përjetuar ndonjëherë në historinë e vet”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top