Filmi “Home Sweet Home” do të përfaqësojë Kosovën si propozimi zyrtar për konsiderim në kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ të Akademisë Oscar.

Filmi debutues i Faton Bajraktarit me skenar nga Zymber Kelmendit, ku luajnë aktorët e njohur, si Donat Qosja, Arta Muçaj e Shkumbin Istrefi, pati premierën ndërkombëtare këtë vit në festivalin prestigjioz Karlovy Vary.

Ky film tregon historinë e Agronit, i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët, emrin e tij e kanë përdorur për përfitime personale.

“Home Sweet Home” është prodhim i kompanisë filmike Cineproduction dhe Arnel Production me producent Trim Musliu dhe Senad Abduli, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni.

Ky është viti i tretë që Kosova propozon film për konsiderim për filmin më të mirë të huaj në Oscars.

Vitin e kaluar Kosova ka propozuar filmin “Babai” të Visar Morinës, ndërsa propozimi i parë ka qenë filmi “Tri Dritare dhe një Varje” nga Isa Qosja.

Për më shumë në këtë fillim vit, filmi i shkurtër “Shok” ka qenë i nominuar në kategorinë Best Live Action Short Film në Akademinë Oscars duke shënuar kështu herën e parë që një film kosovar nominohet për Oscar.

Loading...