Kosova-Ishujt Faroe, ja çka do të ndodh në minute e 9-të

Kosova do të luajë sot kundër Ishujve Faroe në kuadër të “Nations League”.  Aspekti më i veçantë i këtij takimi është se për herë të parë përfaqësuesja kosovare do të luajë ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin Fadil Vokrri, që gjatë dy viteve të fundit i është nënshtruar një rinovimi total.

 

Tekniku zviceran Bernard Shaland ka menduar të bëjë ndryshime të shumta në mesfushë dhe sulm. Sipas raportimeve të medieve kosovare, ndaj Ishujve Faroe do ta nisin nga minuta e parë Milot Rashica dhe Atdhe Nuhiu. Sulmuesi i Verderit u aktivizua nga stoli i rezervave në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit, ndërsa shtatlarti Nuhiu e pa të gjithë takimin i ulur në stol.

 

 

Një tjetër e veçantë e mbrëmjes së sotme do të jetë dhe dedikimi special që tifozët kanë përgatitur për ish-presidentin e Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri. Në minutën e 9-të të ndeshjes do të shpaloset një pankartë gjigante në nderim të legjendës së futbollit kosovar, i cili u nda nga jeta pas një arresti kardiak më 9 qershor të 2018-ës.

Loading...