Dita e 24 marsit simbolizon edhe një datë të rëndësishme: 18 vjet kur forcat aleancës veriatlantike të NATO-s bombarduan mbi caqet e agresorit serb në Kosovë e në Serbi. Me 1999 në orën 19.00 nisin bombardimet, zgjasin 78 ditë dhe kapitulloi Serbia shoveniste.  Para 18 vjetëve Kosova ishte në luftë , por pikërisht me 24 mars të këtij viti, do të zhvillojmë ndeshjen shumë të rëndësishme, Kosovë-Islandë, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ në futboll. “Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Islandë, e cila do të luhet më 24 mars 2017, në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, në ora 20:45, dalin në shitje të mërkurën, më datë 15 mars.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:

Tribunat E2, E3, E4 = 7 Euro

Tribunat E1, E5 = 15 Euro

Tribunat D1, D4 = 15 Euro

Tribunat D2, D3 = 20 Euro

Tribunat C1, C5 = 15 Euro

Tribunat C2, C3, C4 = 7 Euro

Tribunat A, B = 55 Euro

Tribuna VIP = 110 Euro

Loading...