Nga 23 shtator deri më 6 tetor të këtij viti në Batumi të Gjeorgjisë do të mbahet Olimpiada e shahut në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave.

Në të do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e Kosovës me dhjetë shahistë (pesë shahistë meshkuj dhe pesë femra).

Ekipin e meshkujve do ta përbëjnë: Afrim Fejzullahu (kapiten), Nderim Saraci, Murtez Hondozi, Përparim Makolli dhe Endrit Uruqi. Ndërsa ekipin e vajzave do ta përbëjnë: Ndriqona Saraqi, Nita Saraqi, Rinesa Saraqi, Elfete Vitia dhe Hafife Kollari.

“Në këtë Olimpiadë do të marrin pjesë përafërsisht 170-180 shtete, kurse ne synojmë mesin e tabelës ose aty nga vendi 75-85”, u shpreh kapiteni i Kosovës në shah, Afrim Fejzullahu./lajm

Loading...