Sport

Kosova triumfon me përmbysje dhe gol në sekondën e fundit

111111

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar sot me rezultatin 4-3 ndaj Letonisë, në një miqësore plot gola, emocione dhe sukses për kombëtaren e re. Kombëtarja kosovare ka ditur të reagojë dhe të triumfojë në një ndeshje në të cilën e ka parë veten në disavantazh që në minutën e 11’. Ishte Amir Rrahmani ai që ka dhënë kundërpërgjigjen e parë për Kosovën në të 13’, vetëm dy minuta pas golit të Letonisë, duke barazuar shifrat në 1-1. Muriqi në të 45’ barazon shifrat në 2-2, pasi letonezët kishin vendosur sërish epërsinë në të 30’.

Pesë minutat e fundit të ndeshjes kanë qenë ato më emocionueset, pasi kanë shënuar përmbysjen e madhe të Kosovës. në të 86’ Rashani ka barazuar rezultatin 3-3, ndërsa Besar Halimi i ka dhënë fitoren kombëtares kosovare në minutën e fundit të kohës së rregullt. Fitore shprese kjo e Kosovës, që e nis pozitivisht rrugëtimin drejt përgatitjeve për kualifikuest e Europianit 2020.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top