Kosovarët pa viza, Rama provokon BE-në: e dini se lëviznin lirshëm dhe nën Titon e Millosheviçin?

Kryeministri Rama, duke cekur së fundi çështjen e mprehtë të (mos)liberalizimit të vizave me Kosovës, i ka kujtuar BE-së se për paradoks, kosovarët kanë lëvizur lirshëm nën Titon, por dhe nën Millosheviçin.
“Autoritetet e Kosovës janë të ekspozuar ndaj sfidave të mëdha, sepse si t’jua shpjegojnë njerëzve se ata ishin të lirë për të udhëtuar gjatë kohës së Titos, madje dhe Millosheviçit, pra nën diktatorë, e tani që janë të lirë e të pavarur nuk munden” të”, tha Rama, duke dashur që t’i tërheqë vëmendjen Brukselit me një argument provokues, mbi atë që ai e quajti padrejtësi ndaj kosovarëve.

Deklarimet e kryeministrit shqiptar i bënë gjatë një diskursi në Akademinë Politike të Vjenës, aty ku u prazantu dhe libri i Presidentit Thaçi, kushtuar shtetit të ri të Kosovës.

Pos kësaj, Rama tha se është koha për ta kuptuar se nuk ka asnjë plan tjetër veç atij që shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës të hyjë në Bashkimin Evropian. Këtë, duke rrëzuar poshtë pretendimet e qarqeve të caktuara, gjegjësisht në mendimin politik apo akademik të Beogradit, se po synohet e ashtëquajtura “Shqipëri e Madhe”

“Askush nuk e dëshiron “Shqipërinë e Madhe”, por kur dikush thërret vazhdimisht “ujku, ujku …”, edhe mund ta mbajë gjallë atë.

“’Shqipëria e Madhe’ është përdorur si një justifikim për spastrim etnik”, tha kryeministri Rama.

Ai shprehu kënaqësi duke parë një zhvillim pozitiv në raport me Shqipërinë me Serbinë.

“Kemi marrëdhënie të mira me Serbinë, ndërsa Kosova nuk ka dhe aq e mirë, por kjo është normale”, tha Rama. Por shefi i qeverisë së Tiranës shtoi se Kosova është bërë një vend i sigurt për serbët. /tesheshi.com/

Loading...