Pasi një prind 55-vjeçar nuk e ka lejuar lidhjen e vajzës së tij, ai e ka lënduar atë me një thikë, ndërsa të përzgjedhurin e saj e ka kërcënuar me vdekje. Tani, ai është dënuar nga Gjykata.Gjykata penale e Lucernit e dënoi 55-vjeçarin me dy vite burg me kusht në një periudhë kohore provuese prej katër vitesh. Në verën e vitit 2014, zvicerani me prejardhje kosovare mësoi se vajza e tij 19-vjeçare kishte lidhje dashurie me një person me prejardhje serbe, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Nga vajza kërkoi disa herë që ta përfundojë lidhjen me të. Ai gjithashtu i kërcënoi të dy me prerjen e kokës dhe shkatërrimin e lidhjes në mes tyre. Kjo deklaratë u bë e qartë në vendimin e publikuar gjatë së martës.Pasi çifti në asnjë mënyrë nuk e kishte mendjen ta ndërpriste lidhjen, më në fund u shkaktua zënka finale në dhomën e vajzës. Me këtë rast, babai e ka sulmuar vajzën me dorën e majtë në fytyrë, duke i shkaktuar me thikë dy plagë në pjesën e majtë të qafës. Vetëm kur bashkëshortja e tij e tërhoqi 55-vjeçarin, vajza i shpëtoi dhunës, transmeton albinfo.ch.Plagët në qafë, sipas aktakuzës nuk kanë qenë të rrezikshme për jetë, por kanë qenë në afërsi të strukturave vitale të enëve të gjakut dhe nervave.

Loading...