Katër persona, prej të cilëve njëri rëndë, janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e djeshme në bulevardin “Sllovenia” dhe Rruga e Kaçanikut.
Janë përplasur dy makina, njëra “audi” me targa të Kosovës, e drejtuar nga 44-vjeçari S.A dhe “Bora” e drejtuar nga 30-vjeçari B.I nga Shkupi.
Më rëndë është lënduar bashkudhëtari në “audi”, I.A (68) nga Kosova, i cili menjëherë është dërguar në Qendrën urgjente dhe gjendet në rrezik për jetë.
Tre të tjerë janë me lëndime më të lehta.
Gjatë nxjerrjes së të lënduarve ka intervenuar njësiti i zjarrfikësve të qytetit të Shkupit.
Për aksidentin është njoftuar prokurori publik dhe hetim në vendngjarje ka bërë ekip i SPB Shkup.

 

Loading...