Kosovari që u dogj bashkë me veturë në Shqipëri, flasin nga policia

Një person i djegur u gjet nga policia e Shqipërisë brenda një automjeti që u bë shkrumb. Në atë veturë, u konfirmua se bëhet fjalë për personin e quajtur Xhafer Osmani dhe është nga Mitrovica
Makina është në pronësi të personit nga Mitrovica, Xhafer Osmani, por viktima në automjet ende nuk është identifikuar për shkak se është karbonizuar.

Në një komunikim me redaksinë e Expressit nga Tirana, drejtori i Policisë së Durrësit, Alfred Çepe, tha se automjeti është me targa të Kosovës, por gjithçka më tej pritet t’i lihet në dorë hetimeve dhe ekspertizës, pasi aktualisht është i pamundur identifikimi i viktimës.

Osmani ka kaluar për në Shqipëri më 29 prill dhe ishte i vetëm, shkruan Gazeta Express.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit janë duke hetuar rastin në fjalë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Derven të Fushë-Krujës,rreth 250 metra larg rrugës kryesore të automjeteve, ku policia në fund të një toke pa asnjë lloj objekti të ndërtuar në të, gjeti makinën e djegur dhe brenda saj u konstatua edhe trupi i pajetë.

Pritet që identifikimi i tij të bëhet përmes analizave të ADN-së.

Loading...