Kosovë, digjen qëllimisht makinat e oficerit të policisë dhe gazetares

Dy makina tip ‘Renault Megane’ dhe ‘Ford’ janë djegur mbrëmë pas mesnate në veri të Kosovës. Mediat raportojnë se zjarrvënia është e qëllimshme nga persona të paidentifikuar.

Automjeti ‘Renault Megane’ i cili është djegur rreth orës 3:30 të mëngjesit është në pronësi të togerit të Policisë së Kosovës, Zoran Radunoviç, ndërsa ‘Fordi’ që është djegur pas orës 02:00 të mesnatës në veri të Mitrovicës është në pronësi të gazetares Nevenka Mediç, e cila punon në portalin “Kossev”. Kurse policia thotë se makina nuk është në pronësi të oficerit, por e djalit të tij. Nga ana tjetër, autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Loading...