Koxias: Gruevski ka aktruar se dëshiron zgjidhje për emrin

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka aktruar se nuk dëshiron zgjidhje të kontestit për emrin, deklaroi shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias, duke reaguar ndaj informatave që i publikoi Uikiliks se autoritetet e Maqedonisë që në vitin 2008 kanë pranuar ndryshim të emrit.

“Është e njohur se Gruevski nuk dëshiroi kurrfarë zgjidhje të kontestit për emrin. Tallej me lojtarët ndërkombëtarë, shtirej se është i detyruar për kompromis. Askush nuk i besonte, përveç se, nëse përkujtohemi, zotëri Micotakis”, thotë Koxias.

U prononcua edhe Micotakis, i cili publikimin e Uikiliksit e quajti tragjik.

“Sot nga Uikiliks kuptojmë se Shkupi në vitin 2008 ka kërkuar që shteti të riemërtohet në ‘Maqedonia Veriore’, ndërsa njerëzit e tij të quhen ‘maqedonas’, të cilët gjoja flasin ‘gjuhën maqedonase’. Kjo në mënyrë më tragjike e konfirmon atë që me muaj po e them – se kryeministri Cipras, ministri i Mbrojtjes Kamenos, dhe Koxias dëshirojnë ta prezantojnë këtë marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme për Greqinë si sukses, që i plotëson kërkesat e Shkupit”, deklaroi Micotakis.
Ai përsëriti se Demokracia e Re nuk do të votojë për ratifikim të marrëveshjes në Parlamentin grek.

Loading...