Krejt legalisht NATO-ja e ka bombarduar Serbinë, por, jo, sa e ka merituar!

MEHDI HYSENI

Bombardimi i Serbisë nga tomahovkat e NATO-s ishte plotësisht LEGAL dhe HUMAN, kurse gjenocidi serb ndaj shqiptarëve, brutalisht ishte ILEGAL dhe ANTIHUMAN. Kjo është arsyeja kryesore, pse NATO-ja e ka bombarduar Serbinë, por pak, jo sa e ka merituar

-Është fatbardhësi dhe fat i madh për ne dhe për Kosovën, që Amerika dhe NATO-ja nuk kërkuan “lejen ligjore” nga Rusia dhe nga Kina në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ta bombarduar Serbinë agresore dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, se sot, Kosova, do të ishte vetëm një varrezë masive, pa asnjë shqiptar.

Fatkeqësisht, edhe sot, fashistët serbomëdhnej nuk e kanë braktisur një strategji të tillë antishqiptare të Slobodan Milosheviqit për të rikthyer Kosovën nën Serbinë kolonialiste dhe militariste , sepse, edhe pas pavarsimit të Kosovës (17 shkurt 2008), Beogradi dhe Kisha Ortodokse, veç propagandës së ndyrë politike dhe diplomatike, po kërcënohen se, edhe me luftë “Kosovën, do ta kthejnë” prapë nën sundimin kolonial të tyre(1912-199), duke pohuar se kurrë nuk do ta njohin si shtet të pavarur dhe sovran. Ndër të tjera, këtë e provojnë edhe këto fakte kërcënuese : 1) Patriarku i KOS-it, Irinej, në vijimësi prononcohet me deklaratat e tij antishqiptare, anti-Amerikë dhe anti-NATO, se “milom ili silom”(me hir ose me pa hir) “do rikthejmë Kosovën në Serbi”; 2) Kushtetuta e Serbisë e vitit 2006 sipas së cilës “Kosova është provincë e Serbisë, 3) Respektimi i Rezolutës 1244 të KS të OKB-së(10.06.1999), 4) Zbatimi i Planit 6 Pikësh i Ban Ki Moon-it (28.11.2008), 5) Negociatat serbo-kosovare në Bruksel (2013-2015) dhe 4) Mospranimi i Kosovës në UNESCO (9.11.2015).

“Kontestimi legal” i NATO-s për thyerjen e “boshtit kurrizor” të Serbisë gjenocidale, Justifikon gjenocidin e Serbisë në Kosovë!

Shkaku kryesor, pse Amerika dhe NATO-ja, plotësisht në mënyrë ligjore e kanë bombarduar Serbinë, është kryerja e gjenocidit të saj mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën. Këtë e provon edhe kjo deklaratë vlerësue humane dhe ligjore e ish-presidentit të Amerikës, Bill Clinton se “Kriza e Kosovës ishte një gjenocid në zemër të Europës- THE KOSOVO CRISIS WAS A GENOCIDE IN THE HEART OF EUROPE”( Bill Clinton).

– Këtë nuk e dinë “gjaja e gjallë” filoserbe dhe armiqtë e Kosovës së pavarur, si dhe analfabetët dhe keqinterpretuesit e së drejtës ndërkombëtare.

Kjo është kuentisenca e legales dhe e humanes së ndërhyrjes së ushtarake të NATO-s kundër Serbisë gjenocidale, e cila ndëryrje është plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, sepse çdo kryerje e krimit të gjenocidit është i ndëshkueshëm sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Kështu që një ndërhyrje e tillë e NATO-s kundër akteve barbarike dhe gjenocidale të forcave policore, paramilitare dhe militare të Serbisës së Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1998-1999), ka qenë më se e domosdoshme, dhe krejtësisht e justifikueshme në frymën e së drejtës humanitare ndërkombëtare për t’i shpëtuar mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga spastrimi etnik dhe nga gjenocidi serb.

Ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe të Amerikës kundër Serbisë (1999) e kanë kritikuar si “jolegale” Beogradi, Moska, Pekini dhe Kisha Ortodokse Serbe, se gjoja NATO-ja, paraprakisht, do të duhej ta mirrte “bekimin” në KS të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që Rusia dhe Kina me VETON e tyre ta pengonin një ndërhyrje të tillë humanitare dhe ligjore të NATO-s në mbrojtjen e Kosovës.

Mirëpo, NATO-ja dhe Amerika vepruan drejt, që nuk kërkuan “imzanë ligjore” ndërkombëtare ruso-kineze në kuadrin e KS të Kombeve të Bashkuara, sepse Rusia dhe Kina me VETON e tyre, kurrë nuk do miratonin një rezolutë të tillë kundër Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit gjëqë kjo plotësisht, do të ishte në shpërputhje me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe me ato të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Ky “ishte gabimi legal” i NATO-s, që nuk priti VETON e Moskës dhe të Pekinit, por ndërhyri pa lejën e tyre për të shpëtuar mbi dy milionë jetë (fëmijë, foshnja, gra, burra, djemë, vajza, pleq) nga zjarri dhe flaka e terrorit dhe e gjenocidit serb në Kosovë.

Prandaj, kushdo që ta kontestojë, ta kundërshtojë dhe ta vërë në pikëpyetje luftën e drejtë, plotësisht legale dhe humane të Aleancës së Atlantikut Verior (NATO) në bombardimin e Serbisë (24 mars-10 qershor 1999), MOHON TË DREJTËN HUMANITARE NDËRKOMBËTARE dhe, në vend zbatimit dhe respektimit të saj, JUSTIFIKON terrorin, gjenocidin, masakrat, vrasjet, ekzekutimet e popullsisë së pafajshme, si dhe djegjen e shkrum e hi të Kosovës nga ana e eskadronëve çetniko-fashistë barabarë të Serbisë pushtuese (1912-1999). Ndaj, të gjitha këto AKTE ANTIHUMANE, ANTINJERËZORE DHE ANTILIGJORE janë në kundërshtim flagrant me rregullat, normat, parimet e së DREJTËS NDËRKOMBËTARE, si dhe me KARTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA.

Prandaj, duhet të jesh psikopat, injorant, antihuman, amoral antshqiptar, anti-amerikan dhe anti-evropian, të “lehësh” si qeni i keq i Millosheviqit, i Sheshelit, i Nikoliqit, i Daçiqit, i Vuçiqit, i Artemijes, i Irinejt…etj. kundër ndërhyrjes së drejtë, humane dhe të ligjshme luftarake të NATO-s për të shpëtuar popullin shqiptar në Kosovë nga ploja e gjenocidit serb, se kinëse “ sipas ligjeve ndërkombëtare, hyrja e NATO’s në Kosovë ishte ilegale.”
Ky farë “konstatimi” justifikon vetëm këtë thënie të urtë të popullit tonë : “qeni i keq ta sjellë ujkun në torishtë”!

Mirëpo, këtij farë qeni të keq (Olsi Jazenxhi) dhe të gjithë atyre si ky, që në mënyrë antihumane, verbërisht dhe antishqiptarisht mbështetin dhe justifikojnë kritikat tendencioze, subjektive, antihumane dhe antiligjore të klysharisë dhe të zagarisë serbomadhe, duke kritikuar NATO-n dhe Amerikën se gjoja në mënyrë “ilegale” kanë ndërhyrë në rastin e Kosovës, të paktën, duhet t’u thuhet se, tanimë u ka ngordhur ujku nga tomahovakat e LIGJSHME të NATO-s dhe të Amerikës (24 mars – 10 qershor 1996)!

Loading...