Kosovë-Shqipëri

Krerët e shtetit e vlerësojnë lartë kontributin e profesor Kelmendit

veseli-780x439

Figura e profesorit, publicistit dhe gazetarit Ramiz Kelmendi është vlerësuar lart nga krerët e shtetit, profesorë, akademikë dhe persona të jetës publike.

Në mbledhjen komemorative për profesorin e ndjerë Ramiz Kelmendi kanë marrë pjesë kryeministri Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Imzot Don Lush Gjergji, akademikë, profesorë e familjarë.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, shprehu ngushëllimet më të sinqerta duke thënë se shteti i Kosovës ka humbur një njeri të dijes, e një gazetar të madh.

“Populli i Kosovës i është mirënjohës që Ramizi pas vetes la shume gazetarë e njerëz të zotë”, tha Mustafa.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosova ka humbur një intelektual i cili me përkushtim shumë të madh punoi për vendin.

Ai tha se si Kelmendi la shenja në rrugën kulturore e arsimore, si shkrimtar, publicist e gazetar.

Ndërsa, djali i profesor Kelmendit, Migjeni, tha se aftësia e babait të tij ka qenë dashuria ndaj njerëzve dhe respekti për ta.

“Babën e përkufizon fjala dashni”, tha Kelmendi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top