Kreshnik Spahiu, duke folur gjate takimit te pare te Aleances Kuq e Zi per qarkun e Tiranes, ne Teatrin e Operas dhe Baletit TKOB. Kreshnik Spahiu i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm të Kosovës. Ja çfarë i shkruan drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi prokurorit:

“I nderuar miku im, Mos arrestoni opozitën, por qeveritaret e korruptuar të Kosovës. Arrestimi Albin Kurtit është burg politik për opozitën shqiptare. Koha e burgosjeve politike në Kosovë është strategji serbe. Kosova ka nevojë për stabilitet dhe jo anarki.

Miku im Prokuroria e Kosovës s’mund jetë kërbaç i Hashim Thaçit. Shqipëria ka sytë dhe besim tek ti. Liroje Albinin dhe hiqja prangat opozitës. Të përshëndes Kreshniku”.

Loading...