Kosovë-Shqipëri

Krim i rëndë në Klinë: E vret nipin teksa po luante me armë

arrr-650x358

Sot në orën 10:22 në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës ka humbur jetën një i mitur.
Rastin e ka konfirmuar Driton Rugova nga Policia e Kosovës. Ai tha se bëhet fjalë për një vrasje aksidentale ndërsa viktima është dërguar në spital pa shenja jete. Policia po merret me rastin.

“Mundem me konfirmu një vrasje aksidentale, në orën 10:22. Ne Emergjencën e Mjekësisë Familjare në Klinë, fëmija i mitur ka arritur pa shenja jete”, tha Rugova për Gazetën Express.

Burimet e Gazetës Express njoftojnë se djali i dajës së viktimës (adoleshent në vitin e parë në shkollë të mesme), duke luajtur me armë zjarri ka qëlluar aksidentalisht viktimën i cili është në klasë të pestë. Mësohet se viktima është nga fshati Berliq i komunës së Deqanit.

Ai ishte me nënën e tij për t’u përshëndetur me dajët pasi që babi i tij po përgatiste letrat për bashkim familjar jashtë Kosovës.

Policia po merret me rastin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top