Kriminalizimi i pushtetit fillon me kriminalizimin e zgjedhjeve

Mbrëmë në “Rruga drejt” dëgjova “teorinë” më të re mbi demokracinë dhe zgjedhjet nga z. Nevzat Bejta i cili këtë e tha në cilësi të nënkryetarit të BDI-së. ,, KA TRE LLOJE TË VOTUESVE, votues që votojnë ;- 1. ME MEND 2. ME ZEMËR dhe 3. ME XHEP.  Miq të dashur, nuk ka literaturë apo publicistikë të Prof. Dr. GOVANI SARTORI, i cili më shumë se të gjithë ka studiuar dhe shkruar për Demokracinë, partitë politike dhe zgjedhjet, POR KËTË NDARJE të votuesve nuk e kam hasur. Në veçanti këtë të fundit, Edhe atë jo se ajo nuk është praktikuar deri më tani por së paku ajo nuk është ndarje shkencore, dhe si prakticizëm në vende akoma pa demokraci të mirëfilltë kjo dukuri duhet të atakohet skajshmërisht. Mendja dhe zemra janë organe vitale të organizmit të njeriut si tërësi, por, kur jemi te votimi ,njeriu voton sipas BINDJES së tijë. Sa për të bërë muhabet, kësaj ,,teorie,, të nënkryetarit të BDI-së Nevzat Bejta, mund ti shtohet edhe një p.sh.4. ME BUXHET. Sepse qeveria Vmro-Bdi, shumë vite duke shpërdoruar buxhetin shtetërorë mashtron bujk, blegtorë, afaristw, njerëz me halle për alimente sociale, mashtron dhe shantazhon administratorët shtetërorë, që duke ndejtur nëpër shtëpia u jep paga mujore se nuk duan ti sistemojnë në vendimmarrjet e organeve shtetërore. Po e përsërisë, me këtë të tretën pra ME XHEPIN qëndron problemi sepse kriminalizimi i pushtetit fillon me kriminalizimin e zgjedhjeve.

 

Loading...