Ashtu si gjithnjë për ditën e Krishtlindjeve në NBA luhen ndeshjet më të forta të sezonit dhe kjo traditë do të respektohet edhe sot, kur përbnallë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat finaliste të sezonit të kaluar, Golden State dhe Cleveland. Ndeshja luhet në fushën e ekipit kampion, një përballje magjike mes dy prej skuadrave të mira, që ndodhen në vendin e dytë në Konferencat përkatëse. Golden State vjen në këtë përballje pa Stephen Curry dhe pas humbjes me Denver, që ndërpreu serinë e 11 fitoreve radhazi. Ndërsa Cavaliers kanë fituar 8 nga 10 ndeshjet e fundit, kanë kaluar krizën e fillim-sezonit dhe tani kanë hedhur kandidaturën për titull.

Nga ndeshja Oklahoma- Houston

Nga njëra anë do të jetë LeBron James dhe nga tjetra Kevin Durant, një sfidë mes dy yjesh që synojnë titullin kampion në NBA, por edhe trofeun personal të MVP. Një vit më parë, po për Krishtlindje, ata që triumfuan ishin basketbollistët e Cleveland, një ndeshje spektakli që edhe këtë vit pritet të rezervojë mjaft surpriza.

Mbrëmja magjike e 25 dhjetorit do të hapet me ndeshjen New York-Philadelphia dhe më pas do të luhet ndeshja Golden Statye-Cleveland. Por këto nuk janë sfidat e vetme, pasi mbrëmja do të vijojë me Boston-Washington, Oklahoma-Houston dhe në fund luhet Lakers-Minnesota. Pra, një mbrëmje ku spektakli është I garantuar.

Loading...