Krisma në Çair, ka të plagosur

Janë dëgjuar krisma në Cair, rreth orës 14:38. Përleshja mes dy të rinjve ka eskaluar me gjuajte të armëve.
“Në ora 14:38 të punësuar në marketin “Kipper” në rrugën “Kemal Sejfulla” kanë denoncuar se një djalë ka gjuajtur me armë zjarri drejt të punësuarës A.GJ. Nëpunësit policor menjëherë kanë arritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhje të plotë të rastit”, deklaroi për Zhurnal zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski.

Loading...