Kritika mirëpret kthimin e Murtezit, shkëlqeu në premierë

Murtezi

Në rolin e personazhit Gricka te kjo shfaqje, Ylberi me përvojën e tij në skenë la gjurmë, ku dëshmoi se mund të “manipulon” çfarëdo roli qe i ofrohet

Me kthimin e tij në teatër pas një pauze të gjatë, aktori dëshmoi edhe njëherë se kemi të bëjmë me një aktor të kalibrit të lartë, i cili pas vetes ka një biografi të bujshme dhe bagazh artistik, thuhet në reagimet e para të kritikëve, pas premierës së shfaqjes “Nën Tavolinë”.

Në rolin e personazhit Gricka te kjo shfaqje, Ylberi me përvojën e tij në skenë la gjurmë, ku dëshmoi se mund të “manipulon” çfarëdo roli qe i ofrohet.

“Nën tavolinë” e regjisores turke Bilge Emin, skenografia e Nurullah Tunxher, Kostumografja Maria Papucevska, ishte format teatror me një kulture regjisoriale e cila nuk bie në kurthin e shablloneve. Ngufatjen shpirtërore e sendërton brenda një akuariumi fizik – tavoline, brenda se cilës luhet loja e ndëshkimeve për shtresimet e ndryshme njerëzore qe nga këpuca e këpucëtarit si filozofi e kallëpit shoqëror dhe shtresave te larta qe nuk do mbërriheshin dot e deri tek shtresat artistike, te cilat do te bëhen rob te borxhit dhe artit qe ata jane te detyruar nga dashuria te kultivojnë. Dimensioni interpretativ ishte manovrim me vete. Aktrimi është i përkushtuar, artikuluar dhe i motivuar. Personazhet nuk mund te menaxhonin jetën e tyre sepse ishin rob te shoqërisë qe ngulfat dritën e tyre, udhën dhe detyrimet ishin rakia për si përkthim i jetës se tyre qofshin vet ato personazhe librash, meqë tavolina është ajo qe prodhonte liri ose robëri për gruan si krijuese ose si gjini dhe pazaret e pista qe bëhen me qëllime gjithmonë te ulëta…Ylber Murtezin nuk e kam pare nder vite dhe me dha ndjesi te veçante me kreacionin e tij skenik. Fisnik Zeqiri është aktor qe e dëshmon skenikisht jetën skenike, sikundër aktoret Mirlinda Sahiti, dhe Zarije – Xaka Jonuzi qe reflektuan mundësi dhe vlere artistike”, vlerëson kritiku Naser Shatrolli.

Loading...