Kriza në Maqedoni, qytetarët i tërheqin parat nga bankat

Kriza në Maqedoni ka shkaktuar panik te qytetarët ku ata dyshojnë se mund të ndodh një situatë e njetë si në Greqi ku parat në bankë mund të bllokohen. Disa vetëm sa kanë nisur që paratë e depozituara në bankë kanë nisur të marrin për tu siguruar se nuk do t’ju bllokohen në bankë.

“Është e vërtet se unë i kamë marrë parat që i kisha depozituar në bankë, por kjo situatë e krijuar në Maqedoni ma ka krijuar një frikë se ndoshta mund të bllokohen parat, andaj vendosa që ti marrë” u shpreh për TetovaSot njëri nga qytetarët i cili i kishte tërhequr parat për shkak sigurie.

Ai vazhdon duke thënë se këto shtyrje të datave për zgjedhje, protestat dhe mosfunksionimi norma i shtetit është për tu frikësuar.

Ndryshe zyrtarisht është shpallur data e zgjedhjeve me 5 qershor, por partitë opozitare janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje pasi ende nuk janë plotësuar kushtet dhe nuk është respektuar marrëveshja e Përzhinos.

Gjithçka mbetet ditëve në vijim nëse faktori ndërkombëtar të thotë fjalën e fundit dhe kryetari i KSHZ-së të vulos 5 qershorin si datë përfundimtare të zgjedhjeve. /TetovaSot/

Loading...