Kroacisë iu deshën dy ditë për ta fituar Kosovën (VIDEO)

Kroacia ka shënuar fitore minimale ndaj Kosovës 1:0 në kualifikimet për Kupën e Botës

Kombëtarja e Kosovës i ka bërë ballë asaj të Kroacisë për 74 minuta në dy ditë, për t’u mposhtur në fund me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi qendërmbrojtësi Demagoj Vida.

Kosova luajti shumë mirë për 22 minuta mbrëmë, ndeshje u cila u ndërpre për shkak të shiut dhe pjesën tjetër sot, por pranoi një gol me kokë pas një ndërprerje.

Pas kësaj fitoreje Kroacia kthehet në vendin e parë më 16 pikë, dy më shumë se sa Ukraina në vendin e dytë, ndërsa Kosova mbetet në vendin e fundit me 1 pikë nga 7 ndeshje sa ka zhvilluar.

Kosova ndeshjen e radhës do ta zhvillojë më 5 shtator në Shkodër kundër Finlandës. /Express/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/kosova-dorezohet-ne-fund-ndaj-kroacise-video-428732/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...