Ejup Berisha
Ejup Berisha

Ejup Berisha
Para disa javëve kam shkruar për Diazepam politikën si një formë e zbatimit të politikës jo vetëm këtu te ne e në rajon por edhe më gjërë nëpër botë. Aty kamë shkruar se Diazepam politika asocon në qetësim, në gjumë, në adaptim apo në mos bërje zë nga ana e qytetarëve për atë se si sillen politikanët ndaj tyre. A e keni vërejtur se politikanët bëjnë çfar të duan flas për veprime të këqija e të pahijshme e qytetarët rrinë urtë e nuk thonë asgjë apo këta nuk lëvizin fare nga vendi sepse politikanët me metoda të ndryshme të dhunshme dhe të padhunshme kanë arritur ti vënë në gjumë qytetarët. Pra edhe përkundër faktit që politikanët bëjnë ç’të duan në politikë apo bëjnë keq dhe sillen me shumë injorancë, arrogancë dhe shumë dhunshëm në politikë çuditërisht gati se asnjërit prej qytetarëve kjo nuk u pengon aspak. Këtyre sikurse dikush u thotë Pssst heshtni mos tua dëgjojmë zërin se në politike jemi vetëm se ne që vendosim për gjithçka e ju jeni të obliguar të dëgjoni apo më mirë është tia futni gjumit sesa të rrini zgjuar dhe të kundërshtoni. Përkundër Diazepam politikës egziston edhe një lloj tjetër i politikës që aktualisht po zbatohet jo vetëm te ne por edhe në shumicën e vendeve të botës të cilën unë në titull e kamë përmendur si Kruasan politika. Për ta ditur se çfar është Kruasan politika duhet ditur paraprakisht se çfarë është Kruasani. Pra ky është një ushqim i ëmbël që bëhet me brumë të cilit në brendi i futet krem me shije çokolate apo dhe vanilje edhe pse kohëve të fundit janë kombinuar këto dy kremra dhe kanë bërë një Kruasan shumë të shijshëm. Sipas tregimeve Kruasani ka lindur në Austri gjatë kohës së rrethimit të Wienës nga ana e osmanlinjëve në vitin 1963.Atë kohë bukpjekësit janë zgjuar të parët në qytetin e Wienës dhe këta e kanë hetuar qëllimin se osmanlinjët e kanë ndërmend që ta sulmojnë qytetin dhe bukpjekësit i kanë alarmuar qytetarët. Me këtë rast bukëpjekësit Wienez me të madhe kanë kontribuar në mbrojtjen dhe shpëtimin e qytetit të tyre. Kështuqë në shenjë kujtimi për këtë ngjarje bukpjekësit e Wienës e kanë bërë Kruasanin. Ky prandaj ka formë të simbolit të osmanlunjëve të Gjysëm hënës. Në Francë Kruasani është bërë falë Maria Antonetës gruas së Luigjit të XVI.Mirëpo për dallim prej Kruasanit Austriak dhe atij Francez që janë shumë të shijshëm Kruasan politika Ballkanike dhe e shumicës së vendeve të botës jo vetëm që është bajate por edhe me shije shumë të keqe. I njëjti në shumicën e rasteve ua zë frymën qytetarëve. Pra edhe pse Kruasani si ushqim ka shumë shije të mirë ëmbëlsinë e Kruasan politikës ka kohë që e shijojnë vetëmse politikanët ndërsa qytetarët po i shijojnë thërmitë e Kruasan politikës të cilat për shkak të faktit që janë jo të freskëta dhe kanë shije të hidhur po u mbesin në fyt qytetarëve. Kruasan politika Ballkanike dhe e shumicës së vendeve diktatoriale të botës e mban vetëmse emrin e bukur të brendit ushqimor Austriako- Francez Kruasan por përbërja e brumit të saj siç përmenda më lart është e hidhur e pa shije si dhe shumë e dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Çfar dua të themë me këtë dua të themë se edhe pse politikanët e sotëm tërë kohës lëvdrohen se qytetarëve po u servojnë politika me shije të ëmbël dhe të këndëshme të mbështjella me siglën Demokraci. Frytet dhe ëmbëlsinë e tyre po i shijojnë vetëmse ata në majë të politikës dhe një pakicë e njerëzve të tubuar rreth tyre ndërsa shumica e qytetarëve kanë ngelur të uritur nga mungesa e ushqimit dhe nga shija e hidhur e tij që fatkeqsishtë është shumë i pakët të cilin politikanët po ua hedhin sikurse kafshëve jo me boll-llëk por me pakicë qyte. tarëve. Më tej dua të theksoj se në vend që politikat e vendeve të shumta të botës tu sjellin rehati qetësi dhe ëmbëlsi qytetarëve si Kruasani që u sjell shumicës së qytetarëve të Europës për shkak të cilësisë së lartë të brumit dhe kremit me të cilën janë të mbushur kruasanët europjan, pas ngrënies së të cilave të gjithë qytetarët e Europës të relaksuar, të lumtur dhe të disponuar hidhen në punë në gatishmëri të plotë për të krijuar gjëra të bukura për vendet e tyre. Këta pra e nisin ditën mbarë nëpër vendet e tyre të punës, duke punuar me zell, me plot dashuri si dhe me shumë dëshirë krijojnë gjëra shumë të bukura për shtetet e tyre dhe për vetveten. Shumica e qytatarëve të Ballkanit dhe të botës ditën e nisin mbrapsht ters dhe me plot nerva për shkak të joperspektivës që ua servon politika dhe politikanët edhe pse një pjesë e tyre ndoshta punojnë dhe krijojnë ngjashëm si qytetarët e Europës, por për dallim prej këtyre të dytëve të cilët në masë të konsiderueshme i shijojnë frytet dhe të arriturat e punës dhe angazhimit të tyre, të parët nuk janë në gjendje të shijojnë gatise asgjë nga angazhimi dhe puna që e bëjnë. Kruasan politika Ballkanike dhe e shumë shteteve botërore që e kanë fshirë dhe përshkllirë çdo shkronjë të fjalës Demokraci është shumë dëshpruese dhe deprimuese. Kruasan politika e sotme bile është edhe më e pashijëshme se Tharm apo (Kuasac) politika e ish sistemeve komuniste të shekullit të kaluar. Për dallim prej Kruasan politikës së sotme Tharm politika e shekullit të kaluar nuk kishte shije të këndëshme dhe kishte pamje shumë të thjeshtë por të paktën i ngopte qytetarët me bukë dhe me shpresë për një jetë më të mirë për dallim prej Kruasan politikanëve të sotëm që ua kanë fshirë apo dhe zhdukur çdo lloj shprese qytetarëve që një ditë do të bëhet mirë dhe se edhe jeta do të bëhet më e durueshme. Pra Kruasan politika edhe pse ka formë dhe pamje të bukur i ka lënë qytetarët të uritur në boll-llëk. Dhe nuk ka më keq se kur në boll-llëk sheh fityra të zbehta dhe sy të jeshilta dhe kur e ndjen simfoninë e trisht të zorrëve të uritura njerëzore. Prandaj për të shijuar ëmbëlsinë e Kruasan poitikës qytetarëve duhet mundësuar që të punojnë e të krijojnë të mira jo vetëmse për politikanët por edhe për veten dhe familjarët e e tyre, pra duhet që edhe qytetarët të kenë mundësi ta shijojnë ëmbëlsinë dhe shijen e këndëshme të vendimeve të politikanëve e jo prej tyre të kenë levërdi vetëmse politikanët. Pra Tharm(Kuasac) politika dinte ti fryente frytet e veprimeve apo dhe vendimeve të saja që merreshin atëherë, ndërsa Kruasan politika është e hollë si fletë letre që nëse han edhe më shumë se tre apo katër copë përnjëher nuk ngopesh dot me to duke e pasur parasyshë faktin se edhe gjatë marrjes së vendimeve shumë të rëndësishme politike kursehet në futjen e përbërësve kryesor që duhet ti bëjnë të pranueshme për të gjithë ato vendime politike.

Loading...