Tiranë, 15 nëntor – Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar ditën e sotme një tryezë diskutimi në lidhje me buxhetin dhe paketën fiskale.

Në këtë takim merrte pjesë Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, deputetët e grupit parlamentar të LSI-së, ekspertë të fushës ekonomike, akademikë, studentë dhe përfaqësues të grupeve të interesit nga biznesi i vogël e i mesëm, industria fason etj.

Gjatë fjalës së saj në këtë tryezë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se mazhoranca aktuale nuk ka një program qeverisës apo plan ekonomik për të luftuar varfërinë dhe për të ngushtuar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve.

“Kjo mazhorancë nuk ka një program qeverisës apo një plan ekonomik për të luftuar varfërinë dhe për të ngushtuar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve por themi që kjo qeveri ka një politikë për të stimuluar oligarkët dhe klientët e qeverisë së vet.

Nuk ka politika ekonomike për të stimuluar punësimin, prodhimin vendas dhe eksportet shqiptare. Buxheti i 2018 tashmë është mëse e qartë për të gjithë që rrit taksat për 99% të shqiptarëve të cilët janë të varfër dhe të klasës së mesme dhe ul taksat për 1 % të bizneseve dhe oligarkëve që janë pjesë e qeverisë”, tha Kryemadhi.

Loading...