Kryeministri slloven, Miro Cerar do ta realizojë nëj vizitë zyrtare në Maqedoni, në ditën e nesërme.

Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Cerar do të realizojë një takim tet-a-tet me Kryeministrin Zoran Zaev.

Gjithashtu do të ketë takim dypalësh ndërmjet delegacionit të Sllovenisë dhe mikëpritësve të Maqedonisë.

Takime do të realizohen edhe me Kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov dhe Kryekuvendarin Talat Xhaferi. /albeu.com/

Loading...