Kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me skandalin e poezive, e arsyetoi drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, ku edhe pse ai është nënshkruar si redaktor në këtë përmbledhje të poezive, Zaev tha se drejtori i Agjencisë nuk është i obliguar që të lexojë gjithçka që ndodhet në të gjithë materialin.

Sipas Zaevit, drejtori i ARS-së, Darko Kaevski, është kuadër i mirë dhe i njëjti ka treguar rezultate të mira. Zaev paralajmëroi se sot do të realizojë takim me Kaevskin duke shtuar se do të shqyrtohen të gjitha detajet dhe do të sjellin vendim të përbashkët.

Loading...