Investimet e suksesshme janë motiv shtesë për Qeverinë që t’i përmirësojë kushtet dhe të stimulojë investime më të mëdha dhe të reja, porositi kryeministri Zoran Zaev gjatë takimit të sotëm me anëtarët e Bordit të drejtorëve të kompanisë “Cemtral Azia Metals” (CAML), pronar i minierës për plumb dhe zink “SASA” ku u bisedua për zhvillim e ardhshëm të qëndrueshëm të komopleksit më të madh xeheror në vend.

Në takim, ku mori pjesë edhe kryetarja e komunës Kamedonska Kamenicë, Sonja Stamenkova dhe ekipi i këshilltarëve të kryeministrit, menaxhmenti i kompanisë, i prezantuar nga kryetari i Bordit të drejtorëve të CAML, Nik Klark dhe drejtori i përgjithshëm Najxhel Robinson me seli në Londër, si dhe drejtori rajonal dhe i përgjithshëm Oleg Telnoj dhe Ivica Karapetrov, kryeministrit Zaev ia prezantuan kompaninë, me theks të posaçëm në planin për zhvillim të ardhshëm të minierës dhe bashkësisë lokale.

Ekipi udhëheqës i minierës, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, shprehi kënaqësi nga arritjet e deritanishme të minierës “SASA”, nga potenciali i saj për zhvillim të ardhshëm, si dhe nga përvoja dhe njohuria e të punëçsuarve, si tregues për cilësinë e arsimit teknologjik dhe ekspertizës në sferën e xehtarisë në Maqedoni.

Loading...