Kryeministri Zaev: Nga nesër filloj pastrimin, nuk ka vend rreth meje për njerëz jopunëtorë

Kryeministri i qeverisë së Maqedonisë Zoran Zaev paralajmëroi se nga nesër do të nisë ndryshimet dhe pastrimin e njerëzve nga të cilët nuk është i kënaqur me punën e tyre dhe gjithë atë që është nën ingerenca të tij si kryeministër, transmeton Zhurnal.mk

Deri më tash kam lënë të shoh se si do shkojnë punët me shtetin, kuptova një gjë, një pjesë e madhe e jopunëtorëve, njerëz që cilët më gënjejnë dhe mendojnë se ju besoj.

Gjithë kjo nga nesër e deri në fund të muajt do të mundohem që të fokusohem në pastrimin e gjithë atyre njerëzve rreth meje dhe e gjitha që është nën ingerencat e mia.

“Nuk është problem vetëm administrata, gjithë ata që janë rreth meje e menduan se ju besoj do largohen nga pozicionet dhe besimi që ju është dhënë, dua që shteti të cilit i besoj dhe jam shumë krenar edhe ai të jetë krenarë me mua, betimi im ndaj vendit dhe popullit që i kam dhënë do e mbajë edhe më tej”, ka thënë mes tjerave kryeministri Zaev.

Loading...